leoni

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka nënshkruar marrëveshjen e parë për qasje të Kosovës në programe financiare të BE-së

MTI ka nënshkruar marrëveshjen e parë për qasje të Kosovës në programe financiare të BE-së

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka nënshkruar marrëveshjen e parë për qasje të Kosovës në programe financiare të Bashkimit Evropian. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani i cili përmes Facebook-ut ka bërë të ditur se marrëveshja “Konkurrueshmëria e Ndërmarrjeve dhe Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme – COSME”  hap mundësi të shumta përfitimi për bizneset kosovare. Marrëveshja është nënshkruar nga Ministri Bajram Hasani dhe Drejtoreshën e Përgjithshme për Tregun e Brendshëm, Industrinë, Ndërmarrësin dhe NVM-të, Loweri Evans. Ai tutje ka theksuar se kjo marrëveshje ka rëndësi të veçantë pasi që është marrëveshje shtesë mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Mbrojtja e Hajredin Kuçit: Gati për gjykim në fillim të vitit 2026

Mbrojtja e Hajredin Kuçit ka bërë të ditur se është e gatshme për gjykim në …