Ministria e Tregtisë Industrisë lanson projektin për tregtinë në shërbime, në vlerë prej 1 milion euro

Ministria e Tregtisë Industrisë lanson projektin për tregtinë në shërbime, në vlerë prej 1 milion euro

Në takimin virtual, që u mbajt sot u lansua projekti i binjakëzimit “Asistencë për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit – Direktiva e Shërbimeve të BE 2006/123/ EC”, në vlerë prej 1 milion eurosh. Ky projekt, që ka për qëllim zbatimin e direktivave të tregtisë në shërbime, do të implementohet nga konzorciumi Kroato-Gjerman, në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Zëvendësuesja e Sekretares së Përgjithshme e MTI-së, në cilësinë e Drejtoreshës së Projektit, prezantoi shkurtimisht performancën e sektorit të shërbimeve në Kosovë. Gjithashtu u prezantua edhe ekipi me të cilët do të bashkëpunohet në realizimin e punëve për dy vitet e ardhshme, si dhe u diskutua edhe rreth përgatitjes së planit për aktivitetet të cilat do të realizohen nga projekti.

Kontrolloni gjithashtu

Adem Demaçi

Para 34 viteve Parlamenti Evropian nderoi Adem Demaçin me Çmimin ‘Saharov’

Parlamenti Evropian më 4 dhjetor 1991 i ndau Çmimin Saharov për Lirinë e Mendimit veprimtarit …