Brickos

KMDLNJ kërkon që autorët e djegies së billboardit “Liria ka emër UÇK” të dalin para drejtësisë

KMDLNJ kërkon që autorët e djegies së billboardit “Liria ka emër UÇK” të dalin para drejtësisë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë kërkon hetime të shpejta që autorët e djegies së billboardit “Liria ka emër UÇK” të dalin para drejtësisë, duke thënë se akte të ngjashme të shëmtuara kanë për qëllim destabilizimin e situatës në Kosovë. Persona të paidentifikuar deri më tani , në orët e hershme të mëngjesit të sotëm i vunë flakën banerit “Liria ka Emër, UÇK” të vendosur në Kishnicë , e banuar me shqiptarë, por që bën pjesë në komunën e Graçanicës, e banuar me shumicë serbe. Ky baner ishte vendosur në rrugën Prishtinë – Gjilan dhe menjëherë zgjoi reagime të Qeverisë së Serbisë pas së cilës, sipas një automatizmi reaguan banorët e Graçanicës duke thënë se po ndjehen ‘të pasigurt dhe të shqetësuar’.

KMDLNJ konsideron se vendosjen e këtij baneri Serbia e ka përdorur për sulme dhe akuza kundër luftës së UÇK-së në Kosovë dhe udhëheqësve të saj që janë arrestuar nga Gjykata Speciale dhe ndaj tyre është ngritur aktakuza, siç e pranojnë autoritetet serbe, kryesisht me materiale nga Serbia. Në këtë kontekst, thuhet më tej në reagim, Serbia po shkon edhe më larg duke kërkuar nga Specialja që të arrestojë dhe akuzojë UÇK–në për vrasjen e 17 gazetarëve serbë dhe shqiptarë , një numër të të cilëve i ka ekzekutuar vetë Serbia.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …