Ministrja Dumoshi priti në takim përfaqësuesit e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO)

Vlora Dumoshi, Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), priti në një takim përfaqësuesit e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) të kryesuar nga zëvendës-sekretari Fatos Mustafa. Temë diskutimi e takimit ishte fusha e rinisë, ku konkretisht u diskutua për politikat, programin dhe prioritetet që do t’i ketë MKRS-ja, për një sektor kaq të rëndësishëm të Republikës së Kosovës, si dhe bashkëpunimin rajonal të të rinjve. Ministrja Dumoshi i njoftoi përfaqësuesit e RYCO-s se rinia do të jet ndër prioritetet e saj gjatë mandatit sa do të udhëheq MKRS-në. Ministrja e konfirmoi mbështetjen e plotë dhe përkushtimin e saj ndaj sektorit të rinisë dhe u shpreh se do të bashkëpunojë me organizatat që merren me çështjet e rinisë, duke përfshirë edhe RYCO-n. Ajo i falënderoi përfaqësuesit e RYCO-s për punën e deritashme dhe kërkoi angazhim edhe më të madh për shtrirje dhe aktivitete më të shumta të rinisë. Ministrja Dumoshi gjithashtu kërkoi që të rinjtë e Kosovës si dhe Kosova si shtet të përfaqësohen në mënyrë sa më dinjitoze në të gjitha nismat rajonale. Ndërsa, përfaqësuesit e RYCO-s, i uruan marrjen e detyrës ministres Dumoshi dhe e njoftuan për aktivitetet e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) dhe për projektet që RYCO ka mbështetur organizatat rinore dhe shkollat e mesme në Kosovë dhe në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …