Ish-kongresisti amerikan Jerry Weller: Serbia në vazhdimësi ka punuar kundër procesit të njohjes së Kosovës

Ish-kongresisti amerikan Jerry Weller: Serbia në vazhdimësi ka punuar kundër procesit të njohjes së Kosovës

Ish-kongresisti amerikan Jerry Weller, para studentëve të kolegjit AAB ka mbajtur sot një ligjëratë me temën “Politika aktuale amerikane”, por që ka folur edhe situatën politike në vend, taksën e vendosur ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, si dhe qeverinë e re. Weller tha se në botë ideale nuk ka nevojë për taksa, por që tha se Serbia në vazhdimësi ka punuar kundër procesit të njohjes së Kosovës. Ish-kongresisti ka uruar Qeverinë e re të Kosovës, derisa ka përgëzuar edhe partitë që kanë qenë në pushtet e që e kanë pranuar humbjen. Weller tha se gjatë vizitës në Kosovë, pyetja më e shpeshtë që i bëhet nga të rinjtë e vendit është se çfarë është mundësia ekonomike, e për këtë ai tha se Kosova duhet të punojë më shpejt në zhvillimin ekonomik. Ish-kongresisti amerikan u shpreh se inkurajon Qeverinë e Kosovës që të ecë përpara me agjendën ekonomike, në mënyrë që të krijohen vende të reja pune.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …