Mbi 100 persona kanë protestuar sot para Trepçës të shprehur pakënaqësinë e tyre me punësimet në këtë ndërmarrje

Mbi 100 persona protestojnë para Trepçës të shprehur pakënaqësinë e tyre me punësimet në këtë ndërmarrje

Më shumë se 100 persona kanë protestuar sërish sot para objektit të menaxhmentit të ndërmarrjes Trepça në Mitrovicë, duke shprehur pakënaqësitë e tyre me procesin e fundit të punësimit në këtë ndërmarrje. Ata dhanë ultimatum që tre kërkesat e tyre kryesore, dorëheqja e menaxhmentit, bordit, si dhe anulimi i konkursit, të përmbushen deri sot në orën 14:00, në të kundërtën, paralajmëruan nga nesër protesta më masive para hyrjes së minierës në Stantërg. Ata kanë bllokuar edhe sot për rreth gjysmë ore rrugën, duke pamundësuar kështu qarkullimin e automjeteve nga drejtimi i Prishtinës dhe Stantërgut për në qendër të qytetit të Mitrovicës. Ndërkaq, menaxheri i Trepçës, Basri Ibrahimi, tha se konkursin mund ta anulojnë vetëm institucionet më të larta, nëse konstatojnë ndonjë shkelje të procedurave gjatë procesit të pranimit.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …