Ministria e Arsimit njofton se më fillimin e vitit të ri shkollor arsimit dual i shtohen edhe 8 drejtime të reja profesionale

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci nënshkruan vendimin që java e ardhshme të jetë pushim praveror

Nxënësit e ciklit parauniversitar javën e ardhshme do ta kenë pushim, ndërsa kjo periudhë do të shfrytëzohet për dezinfektimin e plotë të hapësirave shkollore. Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se ka nënshkruar vendimin që pushimi pranveror të realizohet nga 6-8 prill, ndërsa sipas kalendarit të festave zyrtare dita e hënë dhe e premte për shkak të festës së Pashkëve dhe Ditës së Kushtetutës edhe ashtu do të jenë ditë pushimi. “Sot kam nënshkruar Vendimin që pushimi pranveror të realizohet me 6-8 prill, pra përfshirë ditët e pushimit, mësimi do të rifillojë me 12 prill. Uroj që ky pushim të ndikojë në ruajtjen e shëndetit publik, uljen e rasteve të reja të infektimit me COVID/19, në mirëqenien fizike dhe mendore të nxënësve dhe prindërve të tyre, mësimdhënësve dhe stafit tjetër në shkolla”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …