Ministrja Dhurata Hoxha beson se brenda këtij viti qytetarët e Kosovës do t’mund të shkojnë në BE pa viza

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha uron besimtarët islamë për festën e Kurban Bajramit

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, nëpërmjet rrjetit social, ka uruar të gjithë besimtarët e fesë myslimane të Republikës së Kosovës, kudo që ndodhen me dëshirat më të mira për shëndet, paqe e begati. Ajo në urimin e saj drejtuar besimtarëve, thekson se Kurban Bajrami është festë që kthen te burimet themelore të mirësisë, përkushtimit dhe mirëkuptimit, mesazhet thelbësore për secilin njeri- sakrifica, solidariteti dhe dashuria mes njerëzve dhe popujve.

Postimi i plotë i Ministres Hoxha:

“Të gjithë besimtarëve myslimanë të Kosovës, Gëzuar Kurban Bajrami!

Me rastin e Kurban Bajramit, të gjithë besimtarëve mysliman, brenda dhe jashtë vendi, ua uroj Festën me dëshirat më të mira për shëndet, paqe e begati në familjet Tuaja.

Festa e Kurban Bajramit, është festë që na kthen te burimet themelore të mirësisë, përkushtimit dhe mirëkuptimit, mesazhet thelbësore për secilin njeri- sakrifica.

Adhurimi i Zotit, ndjenja e thellë e respektit për krijuesin, na fuqizon vullnetin për punë të dobishme dhe të vlershme për të tjerët, për solidaritetin dhe dashurinë në mes njerëzve dhe popujve.

 

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Gruda: Gjykata ia hodhi fajin VV-së për bllokadën, duhet ta ndërrojë kandidatin për kryetar Kuvendi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës …