Artane Rizvanolli: Kosova është në një situatë të keqe me energji elektrike për shkak të rritjes së çmimit

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, nuk ka marrë pjesë në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli  ishte paraparë të ishte e pranishme  sot në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku pritej të raportonte lidhur me gjendjen e krijuar në ndërmarrjen TREPÇA, nuk ka ardhur në raportim me arsye se ndodhej jashtë shtetit. Pavarësisht mos pranisë  së ministres, pozita dhe opozita  kanë mbajtur takimin. Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që të mbahet takim me sindikalistët edhe tetë përfaqësuesit e Trepçës. Kjo u pranua nga kryetari i këtij komisioni, Ferat Shala, por  jo edhe nga LDK-ja. Mimoza Kusari-Lila tha se para se të ngriten akuza është e rëndësishme të mbahet një takim me sindikalistët e Trepçës. Deputeti,  Ferat Shala iu ka  kundërpërgjigjur deputetes Kusari Lila duke i thënë se “jeni bërë zëdhënëse e qeverisë por nuk bënë kështu.  Deputeti nga AAK-ja  Pal Lekaj ka deklaruar se  nuk arsyetohet mungesa e ministres Rizvanolli.

Kontrolloni gjithashtu

Banka Botërore e radhitë Shqipërinë me inflacion 13.2%, Kosovën 19.2%, Serbinë 19.3%, Maqedoninë 21.5% Malin e Zi 23.1%

Ngërçi politik rrezikon stabilitetin ekonomik të Kosovës – paralajmërimet e Bankës Botërore injorohen

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës për gati katër muaj po thellon pasiguritë ekonomike dhe institucionale …