Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen tha se do të bëjë të pamundurën për të arritur normalizimin mes Kosovës e Serbisë

Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen tha se do të bëjë të pamundurën për të arritur normalizimin mes Kosovës e Serbisë

Ministrja e Jashtme e  Finlandës, Elina Valtonen, gjatë takimit me ministren e Jashtme, Donika Shvarc, kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi dhe normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve. Në konferencë të përbashkët, Valtonen tha se Finlanda është përkrahëse e Kosovës, dhe tani  do të bëjnë të pamundurën për të arritur normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë. Kemi biseduar për dialogun Prishtinë-Beograd, dhe normalizimin e marrëdhënieve, dhe Finlanda për këtë është përkrahëse. Jemi të gatshëm që të bëjmë çdo gjë që është e mundur për t’iu përkrahur në këtë rrugë”, ka deklaruar zonja Valtonen para mediave. Po ashtu, ajo ka thënë se Finlanda ka qenë dhe do mbetet gjithmonë mik i fuqishëm i Kosovës. Si mbështetje fuqishme për Kosovën ka qenë padyshim që nga koha që e ka fituar pavarësinë e saj, e kemi mbështetur Kosovën në anëtarësimin në BE, si dhe në aleancën e NATO-s”, ka  saktësuar zonja Valtonen.

Kontrolloni gjithashtu

Charles Kupchan: Ideja e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është gjëja e duhur për marrëveshje

Charles Kupchan: Marrëveshja e Washingtonit pati më shumë simbolikë se efekt praktik

Rezultati kryesor i Marrëveshjes së Washingtonit ishte simbolika, jo ndikimi praktik. Kështu deklaron profesori i …