Elisa Spiropali

Ministrja Elisa Spiropali në Hagë: vizitë zyrtare, marrëveshje me Holandën dhe takim me Hashim Thaçin në paraburgim

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka mbërritur në Hagë për një vizitë zyrtare në Holandë, ku do të zhvillojë disa takime të nivelit të lartë diplomatik. Gjatë qëndrimit të saj, Spiropali do të pritet nga ministri i Jashtëm holandez, David van Weel, me të cilin do të nënshkruajë një deklaratë të përbashkët për fuqizimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Takimi do të fokusohet në mbështetjen për integrimin europian të Shqipërisë, si dhe në fushat e sigurisë, ekonomisë dhe shkëmbimeve akademike. Spiropali do ta falënderojë qeverinë holandeze për rekomandimin pozitiv për hapjen e grupkapitullit 5 të negociatave të anëtarësimit me BE-në gjatë këtij muaji. Në kuadër të vizitës, ministrja shqiptare do të vizitojë edhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në institucionin e paraburgimit të Gjykatës Speciale në Hagë. Ajo pritet gjithashtu të mbajë një ligjëratë të hapur në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Hagës, ku do të diskutojë me studentët mbi reformat europiane të Shqipërisë.Vizita do të përfundojë në Ambasadën shqiptare në Hagë me një takim me profesionistë të rinj shqiptarë që jetojnë në Holandë, me synim forcimin e lidhjeve me diasporën intelektuale.

Kontrolloni gjithashtu

BE sinjale kontradiktore për Kosovën: përparim formal, bllokadë politike reale

Nga njëra anë përparim formal, nga ana tjetër bllokadë politike e qëndrueshme. Kështu i sheh …