Ministrja Dhurata Hoxha beson se brenda këtij viti qytetarët e Kosovës do t’mund të shkojnë në BE pa viza

Ministrja Hoxha ju ka bërë thirrje deputetëve që ta ratifikojnë marrëveshjen e demarkacionit

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ju ka bërë thirrje deputetëve që ta ratifikojnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Ajo ka shfaqur shpresën se marrëveshja do ta marrë mbështetjen e deputetëve dhe demarkacioni të kalojë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Tanimë është bërë një kohë mjaft e gjatë prej vendimit të fundit kur Kosovës iu dha rasti me përmbushjen e dy kushteve të mbetura të gëzojë procesin e lëvizjes së lirë, procesin e liberalizimit të vizave. Marrëveshja për shënimin e kufirit me Malin e Zi është ende e paratifikuar në Kuvend, ka përkujtuar më tutje ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha. Të hënën më 15 janar, Kuvendi i Kosovës kthehet në punë pas pushimit dimëror dhe pritet që me këtë datë, Komisioni parlamentar për Punë të Jashtme të diskutojë për marrëveshjen për shënjimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, dhe do të vendosë për procedim të mëtutjeshëm në seancën e radhës.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …