Ministrja, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s, që u mbajt në Bukuresht

Ministrja, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s, që u mbajt në Bukuresht

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s, që u mbajt në Bukuresht. Në këtë takim u diskutua mbi mënyrat për forcimin e qëndrueshmërisë, zhvillimin e aftësive dhe ruajtjen e pavarësisë politike të aleatëve të NATO-s, të cilët janë më të ekspozuar ndaj kërcënimit nga Lindja. Nënvizuam se siguria e këtyre vendeve partnere ka një rëndësi të drejtpërdrejtë për NATO-n dhe rikonfirmuam angazhimin tonë për politikën e dyerve të hapura të Aleancës Atlantike. Miratuam edhe Raportin e NATO-s për Ballkanin Perëndimor dhe besojmë se ai thekson siç duhet rëndësinë strategjike të rajonit tonë për Aleancën. Shqipëria u rikonfirmua,  jo vetëm anëtar i denjë i aleancës, por një faktor kyç në stabilitetin e rajonit dhe mbarë vendeve aleate në këto kohë të trazuara për të gjithë globin”, tha ministrja Xhaçka pas takimit. Takimi i drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u zhvillua në Pallatin e Parlamentit të Rumanisë, në Bukuresht.

Kontrolloni gjithashtu

Sot deklaratat hyrëse në Hagë për rastin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë

Sot do të mbahen deklaratat hyrëse në procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, …