Ministrja shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka mbërritur në Nju Jork. Ajo do të marrë pjesë në javën e nivelit të lartë të Sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, si pjesë e delegacionit të kryesuar nga kryeministri Edi Rama. Gjatë qëndrimit në Nju Jork, ministrja Xhaçka do të mbajë disa takime dypalëshe me homologët nga, Japonia, India, Finlanda etj., si dhe do të marrë pjesë në disa aktivitete të nivelit të lartë. Bëhet fjalë për organizime si: Takimi i Komisionit të Partneritetit Karta e Adriatikut – SHBA, Takimi Ministror i Grupit Feminist për Politikë të Jashtme, si dhe Simpoziumi Gratë, Paqja dhe Lidershipi: Arritja e Paqes dhe Sigurisë së Qëndrueshme përmes Lidershipit të Përgjegjshëm ndaj Gjinisë.
Kontrolloni gjithashtu
Jakaj nga IKD: 33 institucione mbeten të pambuluara, rritet pasiguria në funksionimin e shtetit
Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj ka tërhequr vërejtjen se për shkak …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
