Gjatë një ligjërate të mbajtur
në një nga universitetet private në vend, ambasadori i Shqipërisë, Qemal
Minxhozi ka deklaruar se kriza aktuale në Kosovë nuk ka nevojë për ndërmjetësim
nga Tirana. Sipas tij, zgjidhja e situatës është në duart e krerëve politikë. “Klasa politike duhet ta gjejnë
zgjidhjen nëpërmjet dialogut, nëpërmjet tolerances duke hequr dorë nga dhuna.
Liderët politikë nuk kanë nevojë për ndërmjetësim nga Shqipëria për gjetjen e
një zgjidhje, sepse është tepër e vështirë që ky proces të menaxhohet nga
jashtë”, ka thënë ambasadori Minxhozi. Ndërkaq duke folur për bashkëpunimin
midis dy shteteve shqiptare, ai ka vlerësuar se ka ritëm më të madh të bashkëpunimit,
si rezultat i mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive.
Kontrolloni gjithashtu
Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës
Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
