leoni

Mircea Geoana: NATO është e gatshme të ndërhynë nëse rrezikohet stabiliteti në Kosovë

Duke folur mbi mundësinë e tensionimit të situatës në pjesën veriore të Kosovës, zëvendës sekretari i NATO-s, Mircea Geoana ka deklaruar se Aleanca Veri Atlantike është e gatshme të ndërhynë nëse rrezikohet stabiliteti në Kosovë. Ai ka shkruar se pas zhvillimeve të fundit në pjesën veriore të Kosovës, ka me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun, Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. “Fola me Përfaqësuesin Special të BE’së, @MiroslavLajcak për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Si Beogradi ashtu edhe Prishtina duhet të tregojnë përmbajtje dhe të parandalojnë përshkallëzimin. @NATO_KFOR mbetet vigjilent dhe i gatshëm për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti”, ka shkruar zëvendës sekretari i NATO-s, Mircea Geoana.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku: Dëshira ime ka qenë që Fatmir Limaj të kthehet në PDK, nëse shkon me Kurtin, e prek fundin politik

Sami Lushtaku: Albin Kurti nuk ka pranuar me qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Drenicës gjatë luftës clirimtare, Sami Lushtaku …