Mircea Geoana: NATO mbetet fuqimisht e përkushtuar ndaj paqes e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, me misionin e KFOR-it

Mircea Geoana: NATO mbetet fuqimisht e përkushtuar ndaj paqes e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, me misionin e KFOR-it

Zëvendës-sekretari i NATO-s, Mirçea Geoana është shprehur mirënjohës për progresin e Kosovës dhe Serbisë drejt normalizimit të marrëdhënieve. Geoana, me anë të një postimi ka mbështetur punën e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ndërsa ka bërë  thirrje për progres të mëtejshëm. Angazhim i duhur i përfaqësuesit special të BE-së, Miroslav Lajçak. Mirëpresim hapat e mëtejshëm të Beogradit dhe Prishtinës në rrugën drejt normalizimit. Kërkojmë përparim urgjent të mëtejshëm”. “NATO mbetet fuqimisht e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, nëpërmjet misionit të KFOR-it”, ka shkruar Mirçea Geoana.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Policisë së Kosovës thërret Kuvend zgjedhor pas më shumë se një viti, pas shkarkimit të Imer Zeqirit

Sindikata e Policisë së Kosovës ka vendosur të mbajë Kuvend zgjedhor për të zgjedhur kryetarin …