Mirosllav Lajçak

Mirosllav Lajçak kërkon nisjen e mënjëhershme të dialogut Kosovë-Serbi, menjëherë pas formimit të qeverisë të re

Emisari special i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak ka ripërsëëritur kërkesën e tij për nisjen e dialogut Kosovë-Serbi, menjëherë pas formimit të qeverisë të re. Ai ka thënë se gjatë procesit të mëhershëm, është arritur pajtueshmëri me palët për të arritur marrëveshjen ligjore të obligueshme për të dy palët, e për zgjidhjen e të gjitha çështjeve. “Arritëm që të pajtohemi me të dy palët për të arritur marrëveshjen ligjore të obligueshme e cila do t’u japë zgjidhje të gjitha çështjeve. Kemi arritur pajtueshmëri për marrëveshjet e para në këtë proces, kështu që as situata me COVID-19 nuk ishte pengesë për dialog”, ka thënë Lajçak për TVCG. Ai ka thënë se procesi ndonëse ishte ndërprerë, është arritur që i njëjti të kthehet në binarë. Në këtë kontekst, Lajçak ka thënë se pret që dialogu të vazhdojë pas formimi të qeverisë së re ne Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi priten të thirren dhe të hetohen nga SPAK-u

Monika Kryemadhi u është përgjigjur akuzave të Ilir Metës se e ka mbushur Partinë e Lirisë me tradhtarë, lidhje nepotike dhe interes

Monika Kryemadhi u është përgjigjur akuzave të Ilir Metës se e ka mbushur Partinë e …