Nicola Orlando: Italia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në reformat, dialogun dhe integrimin euro-atlantik

Nicola Orlando: Italia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në reformat, dialogun dhe integrimin euro-atlantik

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando është takuar kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurtin. Orlando thotë se ka uruar Vetëvendosjen për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. Nëpërmjet një postimi në Twitter ambasadori tregon se në takim u diskutua edhe për hapat e ardhshëm dhe se ka inkurajuar Kurtit për formimin e shpejtë Qeverisë së re. Me këtë rast Orlando thotë se ka siguruar se Italia do të vazhdojë ta mbështes Kosovën në reformat, dialogun dhe integrimin euro-atlantik. “Në një takim miqësor i urova Albin Kurti fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhje. Ne diskutuam hapat e ardhshëm ndërsa inkurajova formimin e shpejtë të Qeverisë së re. Unë e sigurova atë se Italia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në reformat, dialogun dhe integrimin euro-atlantik”, ka shkruar Orlando.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …