Mirosllav Lajçak në Davos të Zvicrës u takua me ndihmës-sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Xhejms O’Brien

Emisari i BE-së, Mirosllav Lajçak, në Davos të Zvicrës u takua me ndihmës-sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, me të cilin biseduan për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai tha se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë në të njëjtën linjë sa i përket Ballkanit Perëndimor. Kam nisur javën në Davos me një takim O’Brien. Ishte e rëndësishme zhvillimi i kësaj bisede lidhur me Ballkanin në fillim të këtij viti. Ne duam të shohim rajonin duke lëvizur përpara dhe që qytetarët e tij të përfitojnë. Më vjen mirë që rikonfrmuam se ne jemi plotësisht në të njëjtën linjë”, shkroi Lajçak në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Më 16 mars 2001, në Maqedoni u ndërmor aksioni i parë i organizuar i luftëtarëve shqiptarë kundër policisë

25 vjet më parë, më 16 mars të vitit 2001, në Maqedoni u ndërmor aksioni …