Smajl Latifi: POETI QË I DHA JEHONË PUSHKËS SË LIRISË

Edhe një pishtar i qenka shtuar FLAKËS SË JANARIT. Vdekja e Adem Gashit, poetit, romancierit, eseistit, kritikut letrar, tekstshkruesit të qindra këngëve për dëshmorët e mbi të gjitha e një atdhetari të spikatur, është humbje e madhe që lë boshllëk në jetën tonë. Pena e mendja e tij e mprehtë e bëri të shquar në mesin e më të mirëve të kombit. Bukur i rendiste vargjet për heronjtë dhe të pavdekshimit e kombit, sepse në shpirt e në zemër e kishte atdheun dhe lirinë. Në opusin e tij krijues janë edhe këngët për Ukshin Hotin, Bedrush e Feim Gashi e shumë të tjerë.
Pavdekësinë e shkroi vetë dhe neve na mbetet ta nderojmë e kujtojmë si njërin nga shqiptarët e mëdhenj. Nderim e përkulje para jetës dhe veprës së atdhetarit e shkrimtarit Adem Gashi.
Ngushëllime familjes Gashi dhe të gjithë bashkëkombësve tanë!
I lehtë i qoftë dheu i tokës arbërore!
***
TEMPULLI I LIRISË
(Ukshin Hotit)
Ndalem e kujtohem
tash e një çerek shekull
me dje e me sot
ku na mbeti vëllai
njai vigani – tempull
që na dilte zot.
Njai që n’gjykatore me grusht e godiste
dhe mbahej si lis
Liria e Kosovës më nuk mund të priste
bëje ose vdis.
ref…
hej o burr i dheut
asnjëherë përtokur
mendjelarti trim
emri më i kuptimshëm,
vigan i pamposhtur
princ i kombit tim.
Ti na vjen papritur
ti je gjith prania
hapur t’presin zemrat
e gjithë shqiptaria
e rritesh si mali
e rritesh si kënga
Tempull Ukshin Hoti ooo
ti je vetë legjenda.
II
Mendjen s’mund ta lidhnin
me pranga e zinxhirë
s’ka si lidhet mali
zjarri i perëndive
flakëroi lirinë
me tharmi ideali.
ref…
Hej o burr i dheut
asnjëherë përtokur
mendjelarti trim
emri më i kuptimshëm
vigan i pamposhtur
princ i kombit tim.
Ti na vjen papritur
ti je gjith prania
hapur t’presin zemrat
e gjithë shqiptaria
e rritesh si mali
e rritesh si kënga
Tempull Ukshin Hoti ooo
ti je vet legjenda.
Të presin valvitjet
në çdo stinë e mot
në tokën me male
që tash më ka zot.
Ti na vjen papritur
ti je gjithë prania
hapur t’presin zemrat
e gjithë shqiptaria
e rritesh si mali
e rritesh si kënga
Tempull Ukshin Hoti ooo
ti je vet legjenda.
Teksti: Adem Gashi
Interpretoi: Ilir Shaqiri

Kontrolloni gjithashtu

RrGK publikon Raportin Analitik “Më shumë zgjedhje përmes politikave miqësore për familjen”  

RrGK shpreh shqetësim të madh në lidhje me denimin e ulët të dhënë nga Gjykata Themelore në Prishtinë për rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpreh një shqetësim të madh në lidhje me denimin …