Mirosllav Lajçak në Davos të Zvicrës u takua me ndihmës-sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Xhejms O’Brien

Emisari i BE-së, Mirosllav Lajçak, në Davos të Zvicrës u takua me ndihmës-sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, me të cilin biseduan për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai tha se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë në të njëjtën linjë sa i përket Ballkanit Perëndimor. Kam nisur javën në Davos me një takim O’Brien. Ishte e rëndësishme zhvillimi i kësaj bisede lidhur me Ballkanin në fillim të këtij viti. Ne duam të shohim rajonin duke lëvizur përpara dhe që qytetarët e tij të përfitojnë. Më vjen mirë që rikonfrmuam se ne jemi plotësisht në të njëjtën linjë”, shkroi Lajçak në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …