Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë i shton patrullimet përgjatë rrugëve kryesore në pikat kufitare në veri

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë i shton patrullimet përgjatë rrugëve kryesore në pikat kufitare në veri

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) ka zhvilluar një takim me zyrtarë të institucioneve të Kosovës dhe kryetarët e komunave të veriut për mundësinë e ndërprerjes së protestës. Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media. “Masat e miratuara, të diskutuara më parë nga Komandanti i KFOR-it me të gjitha institucionet në Kosovë dhe me Kryetarët e Komunave të Veriut, kanë për qëllim favorizimin e një përshkallëzimi të shpejtë të tensioneve të krijuara javën e fundit dhe rikthimin e një mjedisi të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it. Sipas këtij njoftimi, KFOR-i ka ndërmarrë hapa të mëtejshëm në terren duke shtuar patrullat përgjatë rrugëve kryesore të trafikut të prekura nga bllokimet e rrugëve dhe duke vendosur njësitë e tij në pikat e kalimit kufitar Jarinjë dhe Bërnjak.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …