DASH – Vjosa Osmanit: Më aksionin e organizuar në veri e keni rrezikuar sigurinë kombëtare të Kosovës

Departamenti amerikan i Shtetit ia ka bërë të qartë kryetares së Kosovës, Vjosa Osmani, mospajtimin me mënyrën se si institucionet kosovare kanë vendosur reciprocitetin për targat e automjeteve me Serbinë, me dërgimin e forcave speciale në veri të vendit. Siç merret vesh nga burime ndërkombëtare, Osmani,t të shtunën, i është shprehur drejtpërdrejt pakënaqësia me mënyrën se si institucionet e Kosovës e kanë organizuar aksionin në veri. Me këtë veprim është rrezikuar siguria kombëtare, i është thënë Presidentes Osmani nga Departamenti amerikan i Shtetit, duke ia bërë të qartë qëndrimin zyrtar të Washingtonit për zhvillimet e fundit në veri Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për Ekrem Bajroviqin për krime lufte kundër popullatës civile

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Ekrem Bajroviqi, …