Gjykata

Misioni i plotësimit të Kodit Penal pritet të jetë “dekriminalizimi i institucioneve dhe i zyrtarëve”

Misioni i plotësimit të Kodit Penal pritet të jetë dekriminalizimi i institucioneve dhe i zyrtarëve të lartë, për të cilët dyshohet me të drejtë se janë të përfshirë sidomos në krime ekonomike. Ky mision është paralajmëruar se do të fillojë “pastrimin” që nga listat zgjedhore, duke ua ndaluar personave nën hetime të marrin pjesë në zgjedhje, e deri te ndalimi i ushtrimit të funksioneve publike për persona mbi të cilët rëndojnë aktakuza. Përfaqësues të institucioneve të Kosovës thonë se janë duke punuar në drejtim të ndryshimit të Kodit Penal. Në një nga zotimet e tij, kryetari Hashim Thaçi kishte deklaruar se do të inicionte plotësimin e Kodit Penal, në mënyrë që, të mos i lejohet askujt që t’i ikë drejtësisë dhe kështu, të fillojë edhe “dekriminalizimi” i skenës politike përmes ndryshimit të Kodit.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Hisen Berisha: Kosova në krizë legjitimiteti

Analisti Hisen Berisha vlerëson se reagimi i Ambasadës amerikane ndaj vendimit të KQZ-së për përjashtimin …