Isa Mustafa

Kryeministri Mustafa: Ja cilat janë të mirat që i vijnë Kosovës pas miratimit të Projektligjit për Trepçën

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë seancës për miratimin e Projektligjit të  Trepçës në Kuvend ka  thënë se me këtë projektligj synojmë të hapim të ardhmen për Trepçën e jo ta kthejmë të kaluarën e saj. Ligji përcakton qartë se resurset minerare janë pronë e Republikës së Kosovës, prandaj me këtë ligj, prona e Trepçës është dhe mbetet pronë e vendit tonë. Ndërkaq, shfrytëzimi i resurseve minerale bëhet në bazë të licencës për hulumtim dhe zhvillim të lëshuar në përputhje me ligjet në fuqi. Trepça, sipas këtij ligji, do të organizohet si shoqëri aksionare, në të cilën aksionar kryesorë do të jetë Qeveria me 80% të aksioneve dhe 20% do të jenë aksione të punonjësve të Trepçës. Mbi këtë bazë përcaktohet e drejta në qeverisje dhe në ndarjen e dividendit ndërmjet aksionarëve, proporcionalisht me pjesëmarrjen e tyre në asete të Trepçës. Fjala është për asetet mbitokësore, jo në rezervat minerale. Njësitë biznesore të Trepçës, sipas këtij projektligji janë: Minierat me Flotacion Trepça – Stan Tërg, Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë dhe Minierat me Flotacion Kopaonik – Leposaviq.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …