MIT-ja investon 6,513,953.60 € në rrugën me katër korsi Rahovec- Xërxe

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, në prani të nënkryetarit, këshilltarëve dhe drejtorit të Shërbimeve Publike, bashkërisht me përfaqësuesit e kompanive fituese të tenderit, kanë nënshkruar kontratën për projektin më të madh që njeh historia e pasluftës në komunën e Rahovecit: Rruga katër (4) korsi Rahovec- Xërxe. Projekti është i komunës së Rahovecit, përkatësisht Drejtorisë së Shërbimeve Publike si bartëse e tij, i përkrahur financiarisht nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit. Vlera totale e projektit është: 6,513,953.60 € dhe është i ndarë në tri Lote:

Lot I- ka gjatësi 4400 metra, në vlerën: 2,947,480.25 €, me operator “Viktoria Invest International SH.P.K.”

Lot II- me gjatësi 2850 metra, në vlerë: 1,739,598.46 €, me operator “Euro Asphalt SH.P.K.”

Lot III- me gjatësi 4300 metra, në vlerë: 1,826,875.07 € me operator “Mendi – P SH.P.K.”

Rruga katër (4) shiritëshe (korsi) ka gjatësi 7200 metra, kurse

Rruga tre (3) shiritëshe (korsi) është e gjatë 4300 metra.

Në projekt veç tjerash parashihet: ndriçimi përgjatë vendbanimeve, kanalizimi atmosferik dhe fekal, rrethrrotullimet, trotuare në të dy anët e rrugës në vendbanime, sinjalizimi horizontal dhe vertikal, barriera ndarëse në mes të rrugës si dhe zgjerimi i urave ekzistuese. Faleminderit Qeverisë Haradinaj dhe Ministrit Pal Lekaj, të cilët bënë të mundur realizimin e këtij projekti me rëndësi jetike! Padyshim se ne mbetemi të përkushtuar për rregullimin e infrastrukturës rrugore me të gjitha degët dhe elementet e saj përbërëse, e cila mbetet një faktor shumë i rëndësishëm që ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të një vendi, ka thënë kryetari Latifi me këtë rast.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …