Mitrovica e Veriut: Shfaqen fletushka me thirrje për vendosjen e flamujve serbë

Në Mitrovicën e Veriut, këtë mëngjes janë shpërndarë fletushka me mesazhe nacionaliste, përmes të cilave qytetarët serbë thirren të vendosin flamujt e Serbisë në shtëpitë e tyre. Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Metro edhe zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani, i cili tha se rasti është përcjellë te prokuroria, por nuk është hapur ndonjë procedurë. Njëra nga fletushkat e siguruara nga media, e shkruar në gjuhën serbe, përmban thirrje që flamuri i Serbisë të vendoset në ballkone, dritare e hapësira të dukshme, duke u cilësuar si “simbol i lirisë, unitetit dhe krenarisë”. Në tekst bëhet thirrje për rezistencë dhe mosdorëzim, me mesazhin “Serbia në zemër, flamuri në erë”. Ky zhvillim vjen vetëm një ditë pas aksionit të Qeverisë së Kosovës, e cila ka larguar grafitet dhe muralet me përmbajtje nacionaliste në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas publikimit të rezultatit zgjedhjeve, sot e ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga partia

Isa Mustafa: LDK duhet të ruajë vlerat dhe të vlerësojë kontributin e njerëzve që e ndërtuan partinë

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa,  ku foli gjerësisht për gjendjen aktuale të Lidhjes Demokratike të …