Molly Montgomery: Amerika është e përkushtuar për të punuar me BE-në në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës

Molly Montgomery: Amerika është e përkushtuar për të punuar me BE-në në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës

Një zyrtare e lartë e Departamentit të Shtetit se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të punuar me Bashkimin Evropian, që po bën të mundur dialogun mes Serbisë dhe Kosovës. Komentet e zëvendës ndihmës sekretares së Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Molly Montgomery vijnë ndërsa udhëheqësi i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti pritet të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës pas fitores së partisë së tij në zgjedhjet e 14 shkurtit. Kur u pyet për mundësinë e një dialogu të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, Mongomery i tha Zërit të Amerikës se: “Ne vazhdojmë të mbështesim dialogun Beograd-Prishtinë të mundësuar nga Bashkimi Evropian, dhe presim me padurim një marrëveshje gjithëpërfshirëse, një marrëveshje normalizimi që do të çonte në një njohje të ndërsjellë, ose në bazë të njohjes reciproke.”

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme

KQZ ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore të PDK LDK AAK-NISMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare …