leoni

Mona Agrigoroaiei

Mona Agrigoroaiei: Kujtimi është ar!

Për 1643 të pagjeturit të Kosovës, fati i të cilëve ende nuk dihet edhe pas 19 vjet prej luftës së Kosovës, në Ditën Ndërkombëtare për Personat e Pagjetur

 

Të kujtohemi nuk është një lluks!

Të pagjeturit – plagë e marrëzisë 

Beogradi shkaktar i çmendurisë

Por, Kosova rigjallëroi si feniks!

 

Klithma harrese, turp ndërkombëtar

Të pagjeturit po iu kërkojnë drejtësi!

Po nuk sjell drejtësi Beogradi vrastar…

Kosova përlotet ende në vazhdimësi.

 

Të pagjeturit që nuk u gjetën

Lulëkuqe dhimbjeje shqiptare.

Lotet tona nuk u tretën –

Veloja e zisë kombëtare.

 

Të pagjeturit po na nxisin

Gishti i fajit e drejtojmë!

Se serbët vërtetat i fshehin…

Fatin e paditur ta dëgjojmë!

Kontrolloni gjithashtu

Arbana Qeriqi: Pesë muaj pa Ty, Babi

Pesë muaj pa Ty, BabiPesë muaj… që më ngjajnë me pesë shekuj.Koha ecën, por për …