Mona Agrigoroaiei

Mona Agrigoroaiei: Serbia – shkelëse e së drejtës ndërkombëtare, përmes mosnjohjes së Kosovës dhe fushatës kundër njohjeve

Përmes shpalljes së pavarësisë, Republika e Kosovës në kushtet e shtrëngimeve ahtisariane – edhe ata shkëlese e së drejtës së vetëvendosjes e ka ushtruar të drejtën e saj në mënyrë të pjesshme, duke u bërë shtet i pavarur dhe sovran.

Njohjet e shteteve të ndryshme të Republikës së Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran kanë qenë akte të natyrshme të njëanshme të shteteve të ndryshme të botës.

Por Serbia, vazhduese e politikës së saj koloniale dhe gjenocidale, nuk ka njohur Kosovën shtet, por ka vazhduar një politikë agresive në terren ndaj Kosovës, si dhe në planin diplomatik përmes një fushatë të çnjohjeve. A kanë qenë këtë veprime të Serbisë korrekte juridikisht nga këndvështrimi i së drejtës ndërkombëtare?

Mund të themi në mënyrë të vendosur: JOO!

Në të drejtën ndërkombëtare, kur flitet për burimet e së drejtës kemi normat imperative ius cogens. Në Konventën e Vjenës të vitit 1968 lidhur me të drejtën e traktateve, thuhet se një normë imperative është “… një normë të së drejtës ndërkombëtare të përgjithshme është një normë e pranuar dhe e njohur nga komuniteti ndërkombëtar të shteteve në tërësinë e saj, një normë ndaj të cilës nuk është pranuar një heqje…” (Neni 53)

 Normat e parimet e Kartës së OKB-së janë norma universale ius cogens, duke përfshirë të drejtën e vetëvendosjes dhe çdo veprim në kundërshtim të kësaj normë imperative është i pavlefshëm. Në Kartën e OKB thuhet shprehimisht se një nga objektivat e OKV-së është që shtetet: ” Të zhvillojnë marrëdhënie miqësore midis kombeve, bazuar në respektimin e parimit të drejta të barabarta të popujve dhe e drejta e tyre për të disponuar veten dhe për të marrë ndonjë masë tjetër të përshtatshme për forcimin e paqes botërore…” (Neni 1.2).

Kurse agresioni ndalohet, shtetet duke qenë të detyruara “të ruajnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe, për këtë qëllim: të ndërmarrë veprime apo apo veprim kolektiv për të parandaluar kërcënimet për paqen dhe për të shtypur çdo alt agresioni ose shkelje të tjera të paqes” (Neni 1.1)

Mbi të gjitha mosnjohja e Republikës së Kosovës nga Serbia dhe nga shtete si Spanja, Rumania etj., si dhe fushata e çnjohjeve që Serbia e bën, janë shkelje me të dyja këmbët të normës jus cogens të së drejtës së vetëvendosjes.

Më shumë, Serbia përmes dërgimit të “kopshtit zoologjik” të paraushtarakëve, kriminelëve, kontrabandistëve dhe agjentëve të saj në Kosovë shkel një normë tjetër jus cogens e përcaktuar nga Karta e OKB-së ndalimi i agresionit. Duhet theksuar se edhe njohjet e mundshme të shteteve të ndryshme si heqje dorë të një deklaratë të njohjes janë të pavlefshme sepse i bien në kundërshtim me normën ius cogens të parimit të vetëvendosjes dhe janë bërë nën presion të shtetit kolonial Serbia – janë dhe mund të konsiderohen të pavlefshme. (!)

Nuk është çudi që një shtet kolonial dhe gjenocidal që ka kryer masakra, vrasje e dhunime të panumërta, gjenocid dhe spastrim etnik si Serbia në Kosovën martire, akoma vepron me agresivitet të theksuar dhe shkel të drejtën ndërkombëtare.

Çudi është që një pjesë e shteteve nuk kupton mashtrimet e saj. Çudi është se një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare e përkdhel atë dhe e barazon viktimën – Kosova – me agresorin. Bota ndërkombëtare ka akoma shumë për të bërë kur vjen fjala për drejtësi për kombin shqiptar. Jetojmë në një botë të padrejtë kur pikërisht viktimës po i thuhet se është agresor dhe agresori përkdhelët. Deri kur?!!

Rumani, 18 gusht 2020

*Autorja është Magjistre e Shkencave Politike në Universitetin “Alexandru Ioan Cuza” – Iasi, Rumani, diplomuar në vitin 2012

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Çka thanë avokatët: Mishetiq dhe Emmerson për dëshmitarin e Prokurorisë, Ramiz Qeriqi, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka deklaruar se Ramiz Qeriqi është i dyshuar për …