leoni

Morina inspektoi punimet e trotuarit në fshatin Vërmicë

Punimet e trotuarit në  fshatin Vërmicë i inspektoi drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Avdi Morina me bashkëpunëtorë. Morina e Krasniqi janë njoftuar me punimet që janë duke u zhvilluar në ndërtimin e trotuarit, që ka një gjatësi prej  500 metrave. “Ndërtimi i trotuarit ju lehtëson qarkullimin e këmbësorëve në këtë pjesë të fshatit, e në veçanti nxënësve”, tha drejtori Morina  dhe vazhdoi.  ”Ky projekt po mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës dhe është pjesë e projekteve në listën e investimeve kapitale” përfundoi Morina.

Kontrolloni gjithashtu

NIS HARDH FESTI, FESTA E VJELJES SË RRUSHIT

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në rrjete sociale ka njoftuar se të premtën më …