U mbajt mbledhja e dytë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Viti

Nën kryesimin e zëvendëskryetarit të komunës së Vitisë, Hasan Aliu, sot u mbajt mbledhja e dytë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB). Gjatë këtij takimi u vlerësua se gjendja e sigurisë në këtë komunë është e qetë dhe stabile dhe se ka rënie të rasteve të ndryshme. Komandanti i Stacionit Policor, Kapiten Afrim Halili, potencoi se në këtë komunë gjendja e sigurisë është e qetë dhe stabile dhe e menaxhuar pa incidente të mëdha. Ai tha se janë shënuar ulje e rasteve të vjedhjeve qoftë të lehta dhe të rënda. Sipas tij edhe në shkolla ka rënie të incidenteve duke shtuar se fushata e ndërgjegjësimit ka ndikuar pozitivisht tek nxënësit. Komandanti Halili shtoj se gjithashtu ka raste të rënies se aksidenteve në trafik. Ndërkaq kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se kjo komunë po bashkëpunon me të gjithë mekanizmat për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithëve. Ndërkaq anëtarët e KKSB-së kanë ngritur disa çështje që kanë të bëjnë me sigurinë si: qenët endacak, prania e motoçikletave në vende jo të destinuara, zjarrvëniet, bartja e armëve nga nxënësit, prerjet ilegale të pyjeve etj. Hasan Aliu, zëvendëskryetar i komunës së Vitisë, i njoftoj të pranishmit lidhur me disa veprime që ka marrë komuna për sezonin veror dhe shtimit të kapaciteteve.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …