Buxheti për vitin 2021 pritet të jetë 200 milionë euro më i ulët se i vitit aktual si shkak i pandemisë se virusit korona

Mosmiratimi i buxhetit për vitin 2020 mund t’i shkaktojë Kosovës kolaps financiar

Njohës së ekonomisë kanë paralajmëruar se mosmiratimi i buxhetit për vitin 2020 mund t’i shkaktojë Kosovës kolaps financiar. Edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka tërhequr vërejtjen se pa miratimin e buxhetit për vitin 2020, shteti mund të bankroton, meqë shfrytëzimi i buxhetit të vitit paraprak mund të bëhet vetëm deri në muajin mars. Ekspertët kanë tërhequr vërejtjen se nëse Ligji i ri për Ndarjet Buxhetore nuk është miratuar, kështu që asnjë organizatë buxhetore ose autoritet tjetër publik nuk mund të autorizojë asnjë shpenzim ose pagesë derisa të miratohet Ligji i ri për Ndarjet Buxhetore, përveç pagesave për larjen e borxhit publik, kur ato pagesa maturohen. Sipas ligjeve të Kosovës, 1/12 e buxhetit paraprak aktivizohet me automatizëm për muajin janar dhe shkurt, ndërkohë për muajin mars, nëse nuk votohet buxheti i vitit 2020, atëherë mund t’i kërkohet Kuvendit të Kosovës të vazhdohet buxheti paraprak edhe për muajin e tretë. Në prill pason bllokadë nëse nuk votohet buxheti për vitin 2020.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …