Astrit Dehari

Mostrat e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, janë gjetur brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore

Mostrat e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, janë gjetur, brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore. Këto mostra, të cilat ishin zhdukur më 8 dhjetor 2022, siç njoftoi ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u gjetën gjatë procesit të transferimit nga frigoriferi i vjetër në frigoriferin e ri. Në një deklaratë për media, ministria Haxhiu tha: “Në momentin që kanë qenë duke i bartur nga frigoriferi i vjetër në frigoriferin e ri, i kanë kontrolluar, i kanë parë, janë bazuar në lëndët që i kanë pasur më të vjetra, 2014-2014-2016 janë marrë dosjet. Rastet janë aty me kod, kur e kanë pa kodin dhe kanë shkuar në databazë, ka përkuar me rastin Dehari.” Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje njoftoi se provat e rastit të Deharit nuk mund ta dëmtojnë askënd. Njësi të hetimeve brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë kryer verifikime në disa frigoriferë gjatë ditës. Astrit Dehari u gjet i vdekur në qelinë e burgut në Prizren në nëntor të vitit 2016, duke mbajtur statusin e paraburgosur nën dyshimin se ishte pjesë e një sulmi ndaj ndërtesës së Kuvendit së bashku me disa aktivistë të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …