leoni

Arrestohet një i dyshuar për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

Në dy lokacione të ndryshme, sekuestrohen armë në fshatin Cermjan të Gjakovës

Me datën 29.3.2024, në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, Stacioni Policor në Gjakovë, ka kryer kontrolle në dy lokacione, në vendbanimet e dy tëdyshuarve (meshkuj, kosovarë të moshës madhore), në fshatin Cermjan në Gjakovë.   Gjatë kontrollit në posedim të njërit prej tyre, është gjetur një armë zjarri, automatike dhe një pistoletë me tetëmbëdhjetë (18) fishekë, ndërsa në vendbanimin e të dyshuarit tjetër, është gjetur një armë zjarri e gjatë dhe tre copë fishekë.  Armët dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit të shteti është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Veprimet hetimore ndaj këtij rasti, do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.

Gjakovë, 29. 3. 2024

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Sekuestrohen dy armë dhe iniciohet rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor …