Brickos

Smajl Latifi: NË RETIJË PËRKUJTUAM DËSHMORËT DHE MARTIRËT E LIRISË

Kryetari i komunës së Rahovecit z, Smajl Latifi ka bërë të ditur se  së bashku me Kryetarin e Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj, me familjarë, bashkëluftëtarë, bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të OVL-UÇK-së, në fshatin Retijë, kanë përkujtuar dëshmorët dhe martirët e lirisë.

Serbia fashiste, edhe në këtë rast, ka përdorë taktikat e njohura historikisht ndaj shqiptarëve – duke vrarë, masakruar e dëbuar të gjithë: pleq e të rinj, gra e fëmijë, e duke mos kursyer asnjë person.

Sot, tre dëshmorët, 17 qytetarët martirë të vrarë nga okupatori serb, dhe dy të zhdukurit nga ky fshat, i kujtuam me përulje e nderim, për sakrificën e tyre për liri, ka shkruar në llogarinë e tij kryetari i komunës së Rahovecit z, Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …