Tërnava

Mr. Naim Tërnava: Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë dhe do të mbetet e shenjtë

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava,  është cituar të ketë deklaruar se  Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë dhe do të mbetet e shenjtë. Në fjalimin që mbajti në Kuvendin e Bashkësisë  Islame të Kosovës,  Tërnava tha se myslimanë e katolikë ishin bërë bashkë për një komb. Luftëtarët e lirisë kanë luftuar të gjithë,  pa dallim feje a krahine.  Myftiu Tërnava ka kundërshtuar aktakuzën e Gjykatës Speciale kundër krerëve më të lartë të UÇK-së, pasi prokurorët e kësaj Gjykate  i kanë ndarë shqiptarët në myslimanë e katolikë. “Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë është dhe do të mbetet e shenjtë. Luftën për çlirimin e vendit nuk mund ta mohojë askush, mund të dënohen individ me apo pa arsyeje, por assesi të nëpërkëmbet lufta e UÇK-së. U munduan që më rastin e këtij gjykimi të na ndajnë në të krishterë e myslimanë, mirëpo ato pretendime  të qëllimta dhe dashakeqëse nuk i pranojmë, sepse të gjithë ne por edhe bota e dinë se një ndarje e ndarje e tillë fetare nuk ekziston te  shqiptarët. Ne e dimë se jemi një komb, kemi luftuar të gjithë së bashku pa dallim feje e krahine, kemi luftuar vetëm që sot të jemi të lirë”, ka thënë mes tjerash Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …