Muamer Ibrahimi, duke folur para masës së qytetarëve në 18-vjetorin e Pavarësisë së Republika e Kosovës, evokoi kujtimet e luftës dhe gjithë rrugëtimin historik deri te krijimi i flamurit të Kosovës. Ai theksoi rëndësinë e kësaj dite për popullin shqiptar: “17 Shkurti është dita kur liria u kthye në shtet. Sot kujtojmë sakrificat e atyre që luftuan për të drejtat tona dhe për një Kosovë të lirë. Sot në Hagë po gjykohen udhëheqësit e luftës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, e te tjeret dhe ne kërkojmë drejtësi të paanshme, që të vërteta të mos tjetërsohet dhe historinë e lirisë të mos e fshijë asnjë proces.” Ibrahimi bëri thirrje për unitet dhe respekt për sakrificën e brezave, duke kujtuar se historia dhe identiteti kombëtar i Kosovës janë të pandashëm nga liria dhe drejtësia.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
