Valon Murati

Valon Murati: Marrëveshja e Uashingtonit nuk e përjashton çështjen e ripërcaktimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka bërë me dije se marrëveshja ekonomike e Uashingtonit nuk e përjashton çështjen e ripërcaktimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Murati ka thënë se opsioni më i dobishëm për Kosovën dhe shqiptarët do të ishte ai i ripërcaktimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai deklaron se sipas këtij ripercaktimi të kufirit pjesa shqiptare e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës duhet t’i bashkohet Kosovës, kurse pjesa serbe e Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit duhet të ketë të drejtë t’i bashkohet Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Shtimes: Seanca për ambasadorin Walker u pengua nga administrata e politizuar e VV-së

Kryetari i Kuvendit Komunal të Shtimes, Rrahman Jakupi, ka deklaruar se administrata komunale e drejtuar …