Valon Murati: Sovraniteti dhe funksionaliteti i shtetit të Kosovës kalon përmes Kosovës Lindore

Murati: Reciprociteti i Kosovës ndaj shtetit serb duhet ta këtë arasysh gjithnjë edhe dimensionin e Kosovës Lindore

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se, vendimet që i marrin institucionet e Kosovës në raport me shtetin serb duhet ta kenë parasysh gjithnjë edhe dimensionin e Kosovës Lindore, përkatësisht të shqiptarëve që jetojnë atje dhe të cilët mbijetesën e vetë e realizojnë përmes komunikimit vital me Kosovën. Murati ka thënë se “vendimi për mosnjohje të pasaportave të Serbisë, ashtu siç e ka pohuar edhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve atje, ka goditur rëndë mërgimtarët nga Presheva, Bujanoci dhe Medveja, të cilët me shumicë udhëtojnë përmes Aeroportit të Prishtinës dhe të cilët veç kanë pasur probleme këto ditë”. Tutje në shkrimin e bërë Murati ka shtuar se, reciprociteti në raport me Serbinë përveç për të fuqizuar shtetin e Kosovës duhet të realizohet mbi të gjitha për të ndihmuar shqiptarët në Kosovën Lindore e jo për të vështirësuar edhe më jetën e tyre atje. Aii ka ftuar institucionet që urgjentisht të gjejnë zgjidhje për shqiptarët e Kosovës Lindore edhe sa i përket çështjes së udhëtimit me pasaporta.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Kushtetuese e pezullon dekretin e Thaçit që e mandanton Avdullah Hotin për kryeministër deri më 29 maj

Gjykata Kushtetuese e Kosovës bashkon kërkesat e Albin Kurtit dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për dekretin e Vjosa Osmanit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur të bashkojë në një procedurë të vetme kërkesën e …