Musliu: Serbia me polici e ushtri po vihet kundër Asociacionit të Komunave Shqiptare

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Kosovën
Lindore, Jonuz Musliu ka tërhequr vërejtjen për gjendjen e rëndë të nxënësve
shqiptarë në tri komunat e mbetura nën Serbi, si pasojë e mungesës së librave.
Në një emision në njërën nga televizionet lokale në Kosovë, ai ka bërë me dije
se librat e dërguar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për nxënësit
e Kosovës Lindore, po mbahen në terminalin doganor në Preshevë. Sipas tij, janë
bërë tre muaj, kur dy kamionë të mbushur me libra në gjuhën shqipe po mbahen të
bllokuar nga autoritetet serbe. “Mendoj se kjo ndalesë është politike, sepse
tekstet mësimore janë legale. Nxënësit e klasave të para, shkaku i mungesës së
librave, janë duke marrë shënime”, ka theksuar Musliu. Ai ka folur
edhe për nismën e mëhershme të faktorit politik shqiptar për themelimin e
Asociacionit të Komunave Shqiptare. “Shteti serb ka paralajmëruar se do të vijë
ta pengojë themelimin e këtij mekanizmi me polici dhe me ushtri. Por, kemi
vendosur dhe do të themelojmë asociacionin. Brukseli duhet te veprojë njëjtë si
për serbët në Kosovë, si për shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka shtuar Jonuz
Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …