Mustafa: Dimensionet e fitores historike u konfirmuan në Gjilan

Mustafa: Dimensionet e fitores historike u konfirmuan në Gjilan

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa përmes një shkrimi në rrjetin social ka vlerësuar të mërkuren se dimensionet e fitores historike të 11 qershorit u konfirmuan në tubimin madhështor në Gjilan. “Dimensionet e Fitores historike të 11 Qershorit u konfirmuan sot në tubimin madhështor në Gjilan. Koalicioni në krye me LDK-në, do ta vazhdojë përkrahjen e Qeverisë dhe do ta heq përfundimisht bllokadën infrastrukturore e investive të qeverive paraprake. Do ta shndërrojmë Anamoravën në qendër ballkanike të zhvillimit ekonomik. Përkrahje e jashtëzakonshme edhe në Viti, Kamenicë, Novobërd e më gjerë. Qershori, muaji kur Kosova përfundimisht e merr drejtimin e duhur. Mobilizim e Fitore si në Kohën e Rugovës!” ka shkruar Mustafa në orët e vona të mërkures.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Ambasadori britanik falënderon Aivo Orav për kontributin në rrugën euro-atlantike të Kosovës

Ambasadori i Mbretëria e Bashkuar në Kosova, Jonathan Hargreaves, ka shprehur mirënjohje për Aivo Orav …