Serwer: Do të bëhet presion mbi Kosovën për arritjen e marrëveshjes me Serbinë para zgjedhjeve në Beograd

Serwer: Shpejtoni me liberalizimin se dera mund të mbyllet!

Dera e Kosovës drejt integrimit evropian mund të mbyllet me forcë nëse politikanët kosovarë nuk reagojnë shumë shpejt për t’i përmbushur obligimet e tyre, të cilat tashmë janë caktuar. Kështu ka thënë në një intervistë për gazetën “Zëri” profesori amerikan dhe eksperti i politikave ballkanike, Daniel Serwer. Ai ka mbështetur konstatimin e tij mbi atë se po bëhet gjithnjë e më vështirë për të bindur publikun evropian të vazhdojë me gjëra të tilla si liberalizimi i vizave. Më tutje, në intervistën e tij eksperti amerikan ka folur edhe për marrëdhëniet ndërfqinjësore në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në këtë rrafsh ai ka thënë se pret që edhe nëse Ramush Haradinaj bëhet kryeministër dialogu të vazhdojë. “Ju bëni paqe me armiqtë tuaj, jo me miqtë tuaj. Në sytë e Beogradit Ramushi është një kriminel. Në sytë e Prishtinës politikanët më të fuqishëm në Beograd janë kriminelë gjithashtu. Të gjithë do të duhej të tejkalojnë këtë”, është shprehur Serwer. Kurse sa i përket efektit që Gjykata Speciale mund të këtë në skenën politike kosovare ai ka thënë se vendimet e saj do të duhen të respektohen, nga kushdo që është në pushtet në Kosovë. Megjithatë, ka shtuar se në shumë raste do të jetë e vështirë që Gjykata të gjejë llojin e provave të kërkuara për aktakuzat, thjesht për shkak të kohës së kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …