Mustafa i Rrahman Morinës dhe Shpendi i Enver Maxhunit nuk na ndalin në rrugën tonë

Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës dhe kuadër i lartë i Vetëvendosjes,  Hysen Durmishi ka reaguar ashpër kundër veprimeve të djeshme të Policisë së Kosovës, me ç’rast u arrestua deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe rreth 100  aktivistë tjerë të po këtij subjekti politik si dhe u rrahen brutalisht dy ish të burgosur politik: Gani Krasniqi, babai i dëshmorit, Labinot Krasniqi dhe, Sami Kurteshi, ish-Avokat i Popullit Me një kryeministër që ishte bashkëpunëtor i Rrahman Morinës dhe me një komandant policie që është i biri i një inspektori  të zellshëm të sigurimit serb, nuk mund të presësh tjetër gjë pos plumba e dhunë brutale kundër atyre që duan t’i japin kuptim 28 Nëntorit”.

“Babai i Shpend Maxhunit, Enver Maxhuni, në vitet e tetëdhjeta torturonte mizorisht shqiptarët, që kërkonin Republikë. Të njëjtën po e vazhdon i biri i tij sot. As Rrahman Morina me Enver Maxhunin e me Isa Mustafën nuk arritën t’i ndalin shqiptarët drejt aspiratave të tyre për liri, këtë nuk arriti ta bënte as Millosheviqi. Përpjekjet për liri e vetëvendosje nuk mund t’i ndalin as sot i biri i Enverit të Serbisë e bashkëpunëtori i Rrahman Morines”. Po ju vjen fundi dhe atë një fund i turpshëm”, përfundon Durmishi.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Policia nuk është shtab zgjedhor – Pokuroria, MPB dhe KSHZ ta hetojnë Izetin

Dje, para syve të gjithë opinionit, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, …