Duke mbrojtur Republikën

 

Sot, më 28 Nëntor 2015, në Prishtinë,

në sheshin Zahir Pajaziti, Kosova mbron REPUBLIKËN!

Dhe, duke mbrojtur Republikën,

Populli kërkon anulimin e marrëveshjeve të dëmshme me Serbinë dhe Malin e Zi!

Duke mbrojtur Republikën,

Populli kundërshton copëtimin e ri territorial të Atdheut!

Duke mbrojtur Republikën,

Populli shqiptar mbron dinjitetin e shkelur nga politikanët e korruptuar dhe të shitur!

Duke mbrojtur Republikën,

Populli shqiptar mbron pasurinë ekonomike, kulturore dhe shpirtërore të kombit!

Duke e mbrojtur Republikën,

Populli shqiptar mbron interesat e Amerikës dhe të Bashkimit Evropian në Gadishullin Ilirik!

Duke e mbrojtur Republikën,

Populli shqiptar fiton admirimin e miqve dhe të armiqve kudo në botë!

Duke e mbrojtur Republikën,

populli shqiptar, nga një komb i nëpërkëmbur, do të ngrihet në nivelin e kombit faktor politik!

Duke mbrojtur Republikën,

Populli shqiptar siguron baraspeshën e Evropës Juglindore, paqen, prosperitetin rajonal dhe atë botërorë!

Duke e mbrojtur Republikën,

Populli shqiptar mbron gjakun e derdhur gjatë shekujve për liri si dhe porosinë e dëshmorëve për pavarësi dhe bashkim kombëtar!

Duke e mbrojtur Republikën,

Populli shqiptar krijon klimën optimale për punë dhe jetë të lirë për bashkëkohësit dhe për gjeneratat që do të vijnë!

Prandaj, sot, në manifestimin e përgjithshëm paqësor, i bashkuar tok fizikisht dhe shpirtërisht, Populli do ta gëzojë si asnjë herë tjetër Festën e 28 Nëntorit, Ditën më të madhe të Kombit shqiptar!

Rroftë Atdheu dhe Populli ynë heroik!

 

TA GËZOJMË SËBASHKU FESTËN KOMBËTARE!

 

Kadri Rexha

Kontrolloni gjithashtu

Pesë deputetë të Vetëvendosjes nga Kosova, iu kanë bashkuar aktiviteteve të fushatës zgjedhore të koalicionit VLEN

Pesë deputetë të Vetëvendosjes nga Kosova, iu kanë bashkuar aktiviteteve të fushatës zgjedhore të koalicionit VLEN

Pesë deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje nga Kosova, iu kanë bashkuar  aktiviteteve të fushatës zgjedhore të koalicionit …