Mustafa: Jam i gatshëm të zbatoj çdo vendim të Kushtetueses për Asociacionin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa duke folur për
ngjarjet e fundit në vend, ka thënë se se themelimi i Asociacionit të Komunave
me Shumicë serbe nuk është vullnet i tij personal, por vullnet i 2/3 të deputetëve
të Kuvendit. Ai ka bërë me dije se është i gatshëm të zbatoj çfarëdo vendimi të
Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Asociacionit. “Themelimi i Asociacionit nuk
është vullnet i imi por është votuar në Kuvend me 2/3 e deputëteve. Ajo që
është e sigurt është se ne kemi siguruar se për çdo germë të Asociacionit do të
kërkojmë interpretim në Kushtetuese. Por askush nuk mund të bëhet arbitër i
Kushtetueses. Jam i gatshëm si kryeministër ta pranoj verdiktin e Kushtetueses
dhe do ta pres me qetësi vendimin e Gjykates dhe do ta zbatoj”, ka deklaruar
kryeministri Mustafa. Ai ka shtuar se dëshiron të komunikojë me opozitën, ndërsa
ka tërhequr vërejtjen se në asnjë vend demokratik, nuk hidhet sprej ndaj
kryeministrit.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Policia nuk është shtab zgjedhor – Pokuroria, MPB dhe KSHZ ta hetojnë Izetin

Dje, para syve të gjithë opinionit, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, …