Mustafa: Koalicioni me AAK-në, vetëm në vitin 2018

Kryeministri, Isa Mustafa ka deklaruar se partia e tij, LDK, në këtë moment nuk është e hapur për koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Sidoqoftë, ai nuk ka përjashtuar që një gjë e tillë të ndodhë vitin kur mbahen zgjedhjet. “Kjo ndoshta mund të ndodhë pas zgjedhjeve të vitit 2018”, ka thënë Mustafa. Këto komente kryeministri i bëri gjatë vizitës në komunën e Klinës, me ç’rast vizitoi disa biznese të kësaj komune. Kjo deklaratë e kryeministrit, Mustafa pason atë të Kadri Veselit, i cili ka thënë se PDK në parim është e hapur ndaj të gjitha formulave të bashkëqeverisjes.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Ky vend dhe ky popull janë ngopur me gjuhë kërcënuese, fyese, përçarëse dhe përjashtuese

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku i ka reaguar nënkryetarit të partisë Vetëvendosje, …