Brickos

Çollaku priti deputetët e Bundestagut

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku sot priti në takim një delegacion të deputetëve të Bundestagut gjerman, me të cilët biseduan për bashkëpunimin e ndërsjellë Kosovë-Gjermani si dhe agjendën evropiane të vendit. Me këtë rast, ministri Çollaku i njoftoi ligjvënësit gjermanë se Kosova ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj për liberalizimin e vizave. Sipas tij, është shumë e rëndësishme mbështetja e Gjermanisë, si partneri kryesor strategjik i Kosovës brenda BE-së. Poashtu, ministri Çollaku ka nënvizuar nevojën e thellimit të përpjekjeve për punësim sezonal të punëtorëve nga Kosova në Gjermani. Delegacioni gjerman i përbërë nga deputetët, Peter Ueis, Andreas Lammel dhe Josip Juratoviq, përgëzuan ministrin për hyrjen në fuqi të MSA-së, duke premtuar vazhdimin e mbështetjes së shtetit gjerman në procesin e liberalizimit të vizave dhe ndërmarrjes së reformave në kontekst të agjendës evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …