Kryetari i komunës së Klinës e ka pritur për një vizitë kryeministrin e Republikës së Kosovës

Kryetari i komunës së Klinës z. Sokol Bashota , e ka pritur për një vizitë  kryeministrin e Republikës së  Kosovës,  z. Isa Mustafa.  Gjatë kësaj vizite kryetari Bashota e ka njoftuar kryeministrin Mustafa  për zhvillimet  komunale, për sfidat në komunë  por edhe të arriturat e përbashkëta  dhe mbështetjen nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Kryetari Bashota ka thënë se shembullin e kryeministrit  besoj se do ta ndjekin edhe ministrat e kabinetit të tij të cilët po mungojnë në vizita të komunave.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa,  gjatë vizitës në Klinë ka thënë se: Vlerësohet puna që është bërë në komunën e Klinës,  në interes të qytetarëve  dhe  efikasiteti në administratë. Komuna e Klinës ka nevojë të përkrahet në fushën e bujqësisë  si  dhe në  infrastrukturën arsimore, po ashtu edhe në mjedis dhe planifikimi hapësinor, që të gjendet zgjidhja me rrjedhën e lumenjve dhe rregullimin e tyre.  Dhe për fund kryeministri Mustafa, ka thënë se vizitat e tilla japin një rezultat, sepse drejt për së drejti i prekin problemet që ballafaqohen komunat.

Kryeministri gjatë qëndrimit në Klinë e ka vizituar edhe fabrikën e ëmbëlsirave “Amo”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …